Një i moshuar është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij, në katin e 10 të një pallati, në afërsi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për B.Canin, i cili dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh.
I moshuari nuk iu ishte përgjigjur në telefon fëmijëve që ka jashtë shtetit, të cilët dërguan një të afërm në banesë për t’u interesuar mbi shëndetin e babait.
Në momentin që i afërmi ka hyrë në katin e 10-të të apartamentit që banonte në afërsi të Ndërmarrjes së Ujësjellesit, e ka gjetur pa jetë.
Megjithatë nuk dihen rrethanat e ngjarjes, nëse vdekja ka qenë natyrale apo diçka tjetër ka ndodhur.





































