Google search engine
Home Aktualitet Dështuan në atentatin ndaj të riut në Shkodër, kush janë tre autorët...

Dështuan në atentatin ndaj të riut në Shkodër, kush janë tre autorët e dyshuar të shpallur në kërkim nga policia

0
215

Tre persona janë shpallur në kërkim nga Policia për ngjarjen e ndodhur sot në Shkodër, ku u qëllua mer armë zjarri në drejtim të Taulant Pepajt.

Sipas informacioneve, tre personat e shpallur në kërkim janë Sehar Xhenje, Esmeraldo Hato dhe vëllai i tij, i cili nuk është identifikuar ende. Këta persona janë konfliktuar me Pepajn në burg.

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim tre persona, të dyshuar si atentatorët kryesorë të sulmit me armë zjarri ndaj Taulant Pepajt.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka rezultuar se autorët janë larguar nga vendngjarja me dy makina, një “Mercedez benz S” dhe një “Jaguar”. Ata kanë braktisur makinën e tyre tip “Audi” në një rrugicë në fshatin Grudë të njësisë Rrethina.

Po sipas policisë vëllezërit kanë qëlluar me dy lloje pistoletash. Raportohet se policia po vijon punën për kapjen e autorëve.

Pepaj nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2017 është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here