Rudina Hajdari kujton babain e saj me momentin historik dhe lëshon thirrjen e fortë: Ta pastrojmë vendin përfundimisht nga…

0
287

Deputetja opozitare, Rudina Hajdari ka kujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale 30-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

Teksa thekson se protesta e studentëve në atë kohë drejtohej nga babai i saj i ndjerë, Azem Hajdari, Rudina lëshon thirrjen që sot mbas 30 vitesh është detyrë e saj dhe e çdo të riu e patrioti që të pastrojnë vendin përfundimisht nga mbetjet e komunizmit.

“30 vite më parë, nxitur nga protesta e studentëve e drejtuar nga Azem Hajdari, qytetarët e Tiranës rrëzuan bustin e diktatorit duke shënuar kështu edhe fundin e një rregjimi të egër e diktatorial.

Sot mbas 30 vitesh, është detyra jonë, e çdo të riu dhe të reje, e çdo patrioti, e çdo shqiptari të mirë, të pastrojmë vendin përfundimisht nga mbetjet e komunizmit, të cilat janë shpërndarë fizikisht dhe si koncepte në të gjitha partitë e vjetra, dhe të nisim një epokë të re e perëndimore për Shqipërinë.

Jam e bindur se do ia dalim të bashkuar!”, shkruan Rudina Hadari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here