Google search engine

    Merr flakë ish-trikotazhi në Korçë, lëndët kimike rrezikojnë jetën e qytetarëve, banorët: Nuk është hera e parë, zgjidheni

    0
    257

    Ish-trikotazhi në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët për shkak të lëndëve kimike. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr.9 të qytetit.

    10 familje janë të rrezikuara për shkak të helmit që lëshojnë mbetjet kimike dhe pritet që të nxirren nga banesat e tyre për tu evakuuar. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për lëndë kimike që krijojnë reaksion me njëra-tjetrën në prani të faktorëve të jashtëm, si temperatura apo lagështira.

    Kjo gjë sjell edhe çlirimin e gazit me përmbajtje kimike që rrezikon të helmojë çdo qytetar pranë tyre.

    Vetë banorët e zonës u kanë bërë apel organeve kompetente për të stabilizuar situatën. Ata deklarojnë para kamerave se nuk është hera e parë që përballen me një situatë të tillë.

    “Është e pamundur të jetojmë në këtë situatë. Është përsëritur shumë herë. Na rrezikohet jeta nga helmet. Të bëhet diçka për ta zgjidhur,”– deklarojnë ata ndër të tjera.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here