Partisë Socialiste i janë bashkuar së fundmi 30 anëtarë të rinj, që janë italianë të cilët jetojnë në Vlorë.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim dhe bashkëbisedim me qytetarë italianë, të cilët kanë vendosur që jetën e tyre ta kalojnë në qytetin bregdetar. Shefi i qeverisë vlerësoi se nuk është e largët dita kur shtetas italianë të pajisen me pasaportë shqiptarë dhe të futen në parlamentin e Shqipërisë.
“Kur me tha Damiani që ka disa italianë që duan të anëtarësohen në PS madje arritëm edhe te kjo, se më parë ishin vetëm shqiptarët që donin të anëtarësoheshin në parti në Itali e Greqi, jam i sigurt që do ketë nga ata që do arrijnë deri edhe në parlament një ditë, por kjo nuk i heq asgjë faktit që ju nuk e keni të drejtën e votës, ende nuk e keni se jam i sigurt që për ata që do qëndrojnë këtu më gjatë, do vijë edhe koha që do marrin shtetësinë, normalisht, e për të tjerë që vijnë jam shumë dakord me ju se në fillim nuk u quajtën vizionarë por të çmendur por midis tyre ka një lidhje deri sa më pas rrugët ndahen ose bashkëndahen duke qenë në një sintezë të plotë mes tyre. Pak çmenduri nuk bën kurrë dëm, mjafton të jetë e shëndetshme e pozitive”, tha Rama.



































