Takoi në burgun e Drenovës Luftar Reçin, të penduarin që “spiunoi” Emiljano Shullazin, SPAK nis hetimin për zyrtarin e burgjeve

    0
    265

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) kanisur hetimet për një zyrtar të burgjeve, i cili ka takuar në burgun e Drenovës Luftar Reçin, të penduarin që “spiuoni” Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën.

    Takimi i tij me Reçin është zbuluar pas kallëzimit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje në  Prokurorinë  eTiranës, për sende të paligjshme që ishin zbuluar në institucionin e vuajtjes së dënimit.

    Fillimish hetimet kishin nisur ndaj gardianëve  të burgut, porn ë librat e hyrje-daljeve u zbulua se ky zyrtar kishte udhëtuar nga Tirana drejt Korçës dhe kishte qëndruar për 20 minuta me Reçin.

    Por kush është Luftar Reçi, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të Lalës? Reçi po vuan dënimin në burg prej 11 vitesh, pasi mbi të rëndojnë akuzat për vrasje dhe trafik droge.

    Por emri i tij është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të rolit kyç që ka pasur në hetimet e bujshme të SPAK, për akuzat ndaj dy prej bosëve më të mëdhenj të krimit në Shqipëri, Lulzim Berisha dhe Emiljano Shullazit dhe bandat e tyre.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here