Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se një autoambulancë e Spitalit Infektiv është përplasur me një automjet të parkuar pranë 9-katëshve në Tiranë.
Mësohet se brenda mjetit ndodhej edhe një pacient ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Salla operative e policisë së kryeqytetit nuk ka dhënë ende asnjë njoftim për ngjarjen.



































