Atdheu puth në buzë konkurrenten dhe i le të gjithë pa fjalë në studio

0
271

Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Sarës dhe Atdheut. Ndonëse ishte takimi i tyre i parë, dyshja u treguan shumë të afërt me njëri-tjetrin, aq sa dhe u puthën!

Në pjesën e dytë të takimit, Atdheu i dha si “dënim” Sarës një puthje në buzë. Ai i kërkoi konkurrentes të mbyllte sytë dhe e puthi.

“Si t’u duk dënimi?”, e pyeti Atdheu. “Shumë mirë”, i tha Sara e buzëqeshur.

Më pas, ajo i bëri të ditur Atdheut “dënimin” e saj. Sara i tha që ishte veshur shumë trashë dhe filloi ta zhvishte. Konkurrentët në studio u habitën nga gjesti i Atdheut, pasi erdhi shumë papritur dhe që në takimin e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here