Google search engine
Home Politike “Më i trishtë se kaq s’kishte si të niste ky mëngjes”, Bledi...

“Më i trishtë se kaq s’kishte si të niste ky mëngjes”, Bledi Çuçi ndan lajmin e hidhur: Një ngjarje e rëndë që të le pa fjalë

0
345

Ministri i brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për vdekjen e 2 elektricistëve të OSHE-së sot në Lazarat. Ai i ka shprehur ngushëllimet familjes për ngjarjen e rëndë.

“Më i trishtë se kaq s’kishte si të niste ky mëngjes në Gjirokastër, pas aksidentit tragjik që iu mori jetën dy elektriçistëve të OSHEE. Një ngjarje e rëndë që të le pa fjalë. Shpreh ngushëllimet për familjet Isaraj dhe Kallfa për humbjen e madhe e të parakohshme që pësuan. Ikja e Ismetit dhe Selfos lë një boshllëk te familjet e tyre, por edhe te kolegët dhe te ata që i njohën për vite me radhë këta dy profesionistë të papërtuar për t’iu ardhur në ndihmë banorëve”, shkruan ministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here