Google search engine
Home Aktualitet Kthyen lokalin në qendër të lojërave të fatit dhe të trafikut të...

Kthyen lokalin në qendër të lojërave të fatit dhe të trafikut të kokainës, arrestohen 2 persona në Shkodër

0
259

Dy persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim në Shkodër pasi kishin kthyer lokalin në një qendër të lojërave të fatit dhe të trafikut të kokainës.

Ata u kapën në flagrancë teksa po luanin poker ndërsa gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit u gjetën 10 doza të vogla kokainë.

Në pranga kanë rënë një 21-vjeçar me iniciale R.P., një 19-vjeçar me iniciale S.M. të dy banues në Shkodër. Një 33-vjeçar me iniciale G.SH. u procedua në gjendje të lirë ndërsa u shpall në kërkim një 29-vjeçar me iniciale R.P.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në një lokal në zonën e Vrakës, Boric i Madh, disa persona ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe shpërndanin lëndë narkotike, kanë ushtuar kontroll në ambientet e këtij subjekti.

Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë duke zhvilluar lojën e pokerit, të cilën po e organizonte shtetasi G.  Sh. Gjatë kontrollit të ushtruar, në lokal janë konstatuar një tavolinë pokeri, dy makineta të lojërave të fatit, çipsa dhe letra që përdoren për lojërat e fatit. 

Gjatë operacionit janë sekuestruar: 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 1 tavolinë pokeri, 2 makineta të lojërave të fatit, çipsa dhe letra për lojën e pokerit, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here