Google search engine
Home Rajoni Kosova “Hodhën 2 bomba dhe nisën ekzekutimin me kallashnikov”/ I vranë 57 pjesëtarë...

“Hodhën 2 bomba dhe nisën ekzekutimin me kallashnikov”/ I vranë 57 pjesëtarë të familjes, i mbijetuari trondit me detajet që tregon: U siguruan që të gjithë kanë vdekur

0
464

Në kuadër të ditës së Pavarësisë së Kosovës, në emisionin ‘Shqipëria Live’ sot u trajtua historia e dhimbshme e familjes Muqolli, ku kanë ndërruar jetë 57 pjesëtarë të një fisi. Xhavit Muqolli është i mbijetuari i familjes Muqolli dhe sot ishte i ftuar në studio për të rrëfyer historinë e familjes së tij.

I pyetur se sa të afërt i kishte personat që kanë ndërruar jetë gjatë luftës së fundit në Kosovë, Xhaviti tha se ishin: “Nëna, motrat, nuset dhe dy fëmijë. Fëmijët e xhaxhallarëve, ne ishim një familje, se ishim rritur në një shtëpi”.

Muqolli rrëfen se si dy policisë kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe kanë ekzekutuar të gjithë ata që ishin brenda.

“17 prilli ka qenë ditë me shi, e gjatë rrugës janë kthyer në shtëpi për të ndërruar rrobat. Rreth orës 4.30 kanë shkuar dy policë, të cilët i kanë nxjerrë jashtë dhe i kanë numëruar. I kanë futur brenda e më pas janë larguar. Janë kthyer sërish dhe kanë ekzekutuar nënën e një tjetër 100 metra larg shtëpisë. U kthyen sërish dhe hapën derën e panë a janë të gjithë brenda. Hodhën dy bomba dhe nisën ekzekutimin me armë kallashnikov.  Pas përfundimit të karikatorëve, kanë nxjerrë revolen dhe kanë gjuajtur sërish ndaj atyre që kanë lëvizur. Pasi u siguruan se janë të gjithë të vdekur janë larguar. Më pas ata që kishin shpëtuar, janë ngritur dhe janë larguar nga aty”, përfundoi Xhaviti.

“Hodhën 2 bomba dhe nisën ekzekutimin me kallashnikov”/ I
“Hodhën 2 bomba dhe nisën ekzekutimin me kallashnikov”/ I

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here