Google search engine

    Nuk respektuan masat anti-Covid, policia gjobit rreth 950 qytetarë vetëm në 24 orët e fundit

    0
    213

    Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative 952 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit.

    Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 850 shtetas, për mosvendosjen e maskave mbrojtëse.

    Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 45 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00.

    Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë. Është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, administratori i një lokali që u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here