Google search engine
Home Lifestyle I vdiq i vëllai në oborrin e Infektivit, reagon Vili Minarolli

I vdiq i vëllai në oborrin e Infektivit, reagon Vili Minarolli

0
370

Një pacient i infektuar me koronavirus, i cili merrte trajtim mjekësor në spitali infektiv ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Mesa duket, ai ishte vëllai i Vili Minarollit, ish-funksionar i lartë i Partisë Demokratike dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Greqi.

Në reagimin e tij, Minarolli shkruan se është xhaxhai i dy vajzave që thanë për mediat se babai i tyre u la afër derës në të ftohtë pa marrë shërbimin e duhur mjekësor. Ai tregon po ashtu se familja e përjetoi rëndë situatën e “të sëmurit që e braktisën me orë të tëra tek dera pa i dhënë ndihmë, ndërsa kërkon që të mirëkuptohet gjendja e rënduar e vajzave.

Duke folur për gjendjen në spitalet publike, Minarolli thotë se dëshira dhe përkushtimi i mjekëve dhe pamundësia për të kryer detyrën në këto spitale janë dy gjëra të kundërta. Ish-ambasadori thotë se është i bindur për përgatitjen dhe përkushtimin e mjekëve tanë, por shton se kjo nuk është e mjaftueshme për të shpëtuar jetë. “Të dashur miq, gjithesecili nga ne e sheh ku kemi arritur. Ajo që na ndodhi ne si familje me njeriun tonë të dashur çdo ditë mund t’i ndodhë kujtdo. Thirrja e dy vajzave që qanin për vdekjen e të jatit është për ju të tjerët, që sot, nesër… të mos e përjetoni atë që përjetuan ato dhe mijëra familje të tjera. Me mashtrime me genjeshtra dhe propagandë për shpëlarje truri nuk shpëtohen jetët tonë”, shton Minarolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here