Google search engine
Home Politike Grida Duma mesazh kreut të PD: Vlerëso qëndrestarët për listën e deputetëve

Grida Duma mesazh kreut të PD: Vlerëso qëndrestarët për listën e deputetëve

0
411

Ish-deputetja Grida Duma e ftuar në emisionin Top Talk ka lëshuar një mesazh të drejtpërdrejt nga kryedemokratit Lulzim Basha për të përfshirë në lista ato që i kanë qëndruar besnikë opozitës dhe Partisë Demokratike.

“Për karakteristikat e listave të PD-së mendoj se duhet të jenë njerëzit qendrestarë në këto 8 vite, nuk janë trembur kanë qenë një opozitë sui generis. Opozita e sotme nuk është njësoj me atë të djeshme. Mjetet kanë ndryshuar për mjetet e presionet politike dhe intrigat dhe interferimi i shumë elementëve siç i quaj djajtë e epokës sonë, nuk do të kemi opozitën e dikurshme, po të vlerësohen këta njerëz të parë që kanë qëndruar”, tha Duma.

 Më tej ajo shtoi se Basha në listën e 20% duhet të mbajë në konsideratë pikërisht këtë fakt, si dhe risia të jetë përzgjedhja nga elementët më të mirë të mendimit dhe të analistëve,  të shkrimtarëve  dhe njerëzve të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here