Google search engine

    15 humbje jete dhe 801 raste të reja në 24 orët e fundit

    0
    278

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale na njeh me situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

    Janë kryer gjithsej 3842 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

    479 raste në Tiranë, 100 në Durrës, 59 në Sarandë, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Fier, Elbasan, 15 në Kuçovë, 11 në Lushnje, nga 8 raste në Vlorë, Kamëz, nga 5 raste në Kukës, Kolonjë, nga 4 raste në Krujë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, nga 3 raste në Tropojë, Përmet, Vau i Dejës, Vorë, nga 2 raste në Kurbin, Devoll, Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Tepelenë, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Skrapar, Patos, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Mat, Poliçan.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, të moshave 43-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

    COVID-19 – Statistika (16 Shkurt 2021)

    Raste të reja ditore         801

    Të shëruar në 24 orë      1058

    Të shtruar në spitale      558

    Humbje jete në 24 orë   15

    Testime ditore                3842

    Testime totale           420,818

    Raste pozitive            94,651

    Raste të shëruara        58,794

    Raste Aktive               34,275

    Humbje jete                1,582

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 20674

    Fier     2894

    Vlorë                1746

    Durrës              1713

    Shkodër           1474

    Elbasan            1201

    Lezhë               1046

    Korçë               993

    Berat               981

    Gjirokastër 829

    Kukës               406

    Dibër               318

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here