Ditën e sotme një zjarr i madh ka rënë në një garazh në Paskuqan duke shkrumbuar dy makina.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.02.2021, rreth orës 02:50, në rrugën “Azem Galica”, në Paskuqan, ka rënë zjarr në garazhdin në pronësi të shtetasit? E. H., ku për pasojë janë përfshirë nga flakët dhe 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku aktualisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.








































