Google search engine

    Policia ndëshkon me 10 milion lekë 6 pronarë lokalesh dhe gjobit 2673 persona të tjerë gjatë fundjavës

    0
    251

    Policia ka njoftuar se gjatë fundjavës janë gjobitur 2673 persona, që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, 2594 prej tyre për mos vendosjen e maskës mbrojtëse.

    Po ashtu janë ndëshkuar me masë administrative 331 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

    Si dhe janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 63 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00.

    Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 6 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

    Njoftimi i plotë:

    Policia e Shtetit

    Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

    Gjatë fundjavës janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 2673 shtetas që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, 2594 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

    Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave anticovid.

    Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 2263 shtetas, për mosvendosjen e maskave mbrojtëse.

    Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 331 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 63 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00.

    Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 17 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.

    Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 6 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

    Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 73 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00, pa ndonjë arsye të domosdoshme

    Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here