Pas arrestimit të gjyqtares, Enkelejda Hoxha, nga operacioni i ditëve të fundit të SPAK, ku ranë në pranga 10 persona. Bëhet me dije se Prokuroria do zgjerojë hetimet edhe në një tjetër pistë.
Bëhet me dije se hetuesit e SPAK janë duke verifikuar edhe transferimet që janë bërë vitet e fundit në burgun e Fushë-Krujës, nëse ka pasur shkelje apo jo.
Kujojmë që SPAK disa ditë më parë ka lëshuar urdhër arreste për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, avokatit Aldo Tabaku dhe disa personave të tjerë, të cilën ishin në sallën e gjykatës dhe po jepnin lirinë Sajmir Petani, i cili është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Romeo Beqirit, disa vite më parë.








































