Në gusht 2020, QSUT ka referuar në SPAK denoncimin e një qytetari ndaj mjekut Edvin Prifti. Sipas qytetarit Edvin Prifti i ka marrë para për një operacion, pacienti ka vdekur.
Qytetari pretendon se ka SMS për korrupsionin që ka kryer mjeku Edvin Prifti. Sipas tij, Prifti i ka kthyer një pjesë të parave që i mori për operacionin ku pacienti vdiq.
Ndërkohë, një ditë më parë, në rrjetet sociale ka qarkulluar një audio- përgjim, sipas së cilëve ishte mjeku teksa orientonte një pacient që të shkonte drejt spitaleve private. Me argumentin se QSUT-ja ishte e gjitha e infektuar, ai u thotë që do e operonte të afërmin e tij në një spital privat në kushte më të mira. Mjeku Edvin Prifti u la dy ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, edhe pse ai pretendonte se këto para i kishte fituar nga çmime ndërkombëtare që kishte fituar.









































