Google search engine

    Tragjike/ Humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Suedi

    0
    776

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Rama me origjinë nga Kosova, ndërsa në një aksident në Suedi mbeti i vdekur në vend, djali i tyre Vatan Rama. Viktima ishte vetëm 22-vjeç, teksa mësohet se makina e të riut ishte përplasur me një kamion.

    Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në një autostradë të Suedisë. Më konkretisht, 22-vjeçari është nga Botusha e Koshares, ndërsa ishte djalë i vetëm i familjes Rama. Policia ka dhënë edhe disa detaje që dyshohet se kanë çuar deri tek aksidenti.

    Sipas tyre, i riu nuk e kishte kuptuar me kohë që kamioni që ndodhej para tij kishte frenuar, dhe kështu ishte përplasur. Christer Fuxborg zëdhënës i Policisë suedeze në atë rajon ka treguar se tashmë kanë filluar edhe hetimet, për të mësuar shkaqet e aksidentit.
    Ndarjen nga jeta të Vatanit e ka bërë të ditur edhe një familjar i të ndjerit, i cili përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar humbjen nga jeta e të riut, teksa prek me dedikimin prekës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here