Google search engine

    Gjendet i mbytur një i moshuar në liqenin e Pogradecit, policia jep detajet e para

    0
    264

    Një person ësthë gjetur i mbytur në liqenin e Pogradecit.

    Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur ‘’Ura e qytetit’’ teksa trupi i pajetë po transportohet drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme.

    NJOFTIMI NGA POLICIA

    Pogradec/Informacion paraprak

    Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç.

    Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

    Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here