Drejtuesi politik i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka denoncuar rastin e një qytetari i cili banon në Arrës të Dibrës, ku sipas Mziut ndodhej në gjendje kritike për jetën dhe nuk po i ofrohej asnjë ndihmë.
“Helikopteri nuk vihet në dispozicion të këtij të sëmuri në gjëndje kritike për jetën”, shkruan Mziu.
Por pas verifikimeve në lidhje me alarmin e ngritur nga Mziu, burime për Tirananews.al nga stafi i shërbimit shëndetësor në Arras, bëjne me dije se nuk ka asnjë të sëmurë e aq më pak ndonjë pacient në rrezik për jetën në këtë zonë.










































