U pezullua nga detyra pas përgjimeve, prokuroria kërkon burg për mjekun Edvin Prifti

    0
    198

    Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për mjekun kardiolog Edvin Prifti, i cili është pezulluar nga detyra pas hetimeve të SPAK.

    Ai është paraqitur sot pranë Gjykatës së Posacme Kundër Krimit dhe Korrupsionit për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndërkaq, bëhet e ditur se mjekut i është shtuar dhe akuza e pastrimit të parave pas shumës së madhe të lekëve që iu gjet në shtëpinë e tij.

    Emri i mjekut kardiokirurg dhe infermieres së QSUT-së dolën pas hetimeve të SPAK për rastin e lirimit të një të dënuari me 25 vite burg në Fushë-Krujë, ngjarje për të cilën u arrestuan 10 persona mes të cilëve edhe gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

    Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu edhe se e hetuara Manuela Mallkuçi i ka dhënë drejtpërdrejt përfitim të parregullt shtetasit Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj.

    Gjatë aksionit të SPAK, mjekut Prifti iu gjetën 250 mijë euro dhe 160 mln lekë të ndara mes zyrës dhe banesës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here