Temperaturat e ulëta, Braçe porosi vendorëve: Merrni masa

    0
    222

    Zv. kryeministri Erion Braçe u ka kërkuar njësive vendore të marrin masa pasi temperaturat do të ulen ndjeshëm në vend.

    Ai u kërkon drejtorive sociale të identifikojnë endacakët që të shmanget humbja e jetëve njerëzore, ndërsa zyrat arsimore duhet të gjykojnë që sot se si do të vijohet mësimi në shkollat 9-vjeçare për të mos rrezikuar jetën e mësuesve dhe fëmijëve.

    Një tjetër porosi është ajo për festimet për 14 shkurtin, për të cilat Braçe thotë se ka njoftime për popullim të lokaleve për shkak të kësaj feste.

    LETRA E PLOTE

    I nderuar zoti Drejtor, po ju percjell porosi te Zv/ KM zotit Erion Brace:

    Sic jeni njoftuar, temperaturat nga sot ne mbremje e per 7 dite me rradhe do jene ne minus te thelle;

    Do ju lutesha te keni ne vemendje te menjehershme:

    1. Bashkite, drejtorite sociale te tyre, policia bashkiake e policia e rendit, TE IDENTIFIKOJNE ENDACAKET E TE MOSHUARIT QE JETOJNE NE KUSHTE TE PAPERSHTATSHME E NE RREZIK PREJ MOTIT, TI MARRIN E TI DERGOJNE NE QENDRAT SOCIALE PERKATESE!

    Beni kujdes: NUK DUHET TE LEJOJME TE HUMBIN JETEN NJEREZIT PREJ TE FTOHTIT!

    1. Me zyrat Arsimore te gjykoni qe sot per mesimin ne shkollat 9 vjecare ne kushtet ekstreme te motit vecanerisht ne fshatra;

    Beni kujdes: NUK DUHET TE RREZIKOJME JETEN E NJE FEMIJE TE VETEM NGA I FTOHTI, FEMIJE E MESUESI GJATE TRANSPORTIT.

    1. Me drejtorite e shendetit publik dhe policine e shtetit, duhet qe te garantoni zbatimin e rregullave ne cdo lokal gjate dites jo vec pas pres 20.00;

    Beni kujdes: NE KUSHTE TE TILLA MOTI, POPULLIMI I LOKALEVE BRENDA MUND TE KTHEHET NE BOMBE INFEKTIMI MASIV.

    Beni kujdes: NESER ESHTE 14 SHKURT DHE KA NJOFTIME MASIVE NGA LOKALE E HOTELE PER ORGANIZIM TE FESTAVE MASIVE VECANERISHT PER TE RINJ!

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here