Një zjarr ka përfshirë një banesë gjatë mesditës së sotme në zonën e Bathores në Kamëz.
Policia thotë se rreth orës 13:25, në rrugën “Azem Hajdari”, në Bathore, banesa e shtetasit me iniciale H. N., është përfshirë nga flakët, por sipas raportimeve ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
































