Google search engine

    Një tjetër humbje nga bluzat e bardha në Shqipëri, kolegët japin lajmin e trishtë

    0
    257

    Një tjetër humbje nga bluzat e bardha në Shqipëri, farmacistja Marinaqi Hazizi (Kondakçi) ka ndërruar sot jetë si pasojë e koronavirusit.

    Lajmi është bërë i ditur nga Urdhri i Farmacistëve, i cili shpreh ngushëllimet për këtë humbje të pazëvendësueshme.

    Reagimi:

    Të nderuar kolegë:

    Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak të COVID-19 të koleges sonë të nderuar Marinaqi Hazizi (Kondakçi).

    Marinaq Hazizi lindi më 10.01.1954, në qytetin e Lushnjës.

    Ne vitin 1977 përfundoi studimet e larta për farmaci në Universitetin e Tiranës. Marinaqi jetonte dhe e ushtronte profesionin e vet në qytetin e lindjes në Lushnjë.

    Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

    Qoftë i paharruar kujtimi i saj!

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here