Meta takim me përfaqësues të qeverisë dhe rektorë: Të garantohet cilësia e procesit mësimor

0
199

Kreu i shtetit Ilir Meta ka zhvilluar një takim online me përfaqësues të qeverisë dhe rektoratit lidhur me procesin mësimor n ë kohë pandemie.

Në këtë takim, të organizuar nëpërmjet një video-konference merrninpjesë edhe Presidenti i Universitetit “James Madison” në Virxhinia,të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Jonathan R. Alger si dhe profesori i këtij Universiteti, z. Andreë T. Guertler.

Fillimisht, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë e informuan Presidentin Meta, lidhur me planin e masave për mbrojtjen e shëndetit të studentëve dhe mbi mundësitë, që një pjesë e provimeve të mund t`i zhvillojnë në auditore.

Rekorët e Universiteteve në vend, por edhe profesorët amerikanë pjesë e panelit, theksuan se, në kushtet e mësimit online, mungesës së shtrirjes së internetit në zonat rurale dhe pajisjeve të duhura teknologjike, është tepër e rëndësishme një plan efektiv masash për të garantuar cilësinë e procesit mësimor.

Kreu i Shtetit, pasi përgëzoi profesorët e rektorët për punën dhe solidaritetin e treguar, i siguroi për mbështetjen e tij të plotë, duke theksuar ndër të tjera se:
“Ju përgëzoj për përpjekjet tuaja për të bërë të mundur, që studentët të jenë në auditore për provimet. Duhet të investohet më shumë në teknologji, për t’ju garantuar aksesin e plotë online në procesin mësimor.
Jam i ndërgjegjshëm se disa kufizime të imponuara nga pandemia në procesin mësimor, kanë qenë dhe mbeten të domosdoshme për të parandaluar dhe penguar, përhapjen e infeksionit te nxënësit, studentët, mësuesit, pedagogët dhe familjet e tyre, sepse shëndeti dhe mbrojtja e jetës së tyre është prioritet absolut.
Por duhet të realizohen investime të domosdoshme në platforma teknologjike të avancuara, për të ruajtur dhe garantuar cilësinë e mësimdhënies, për të vazhduar formimin teorik, por dhe të specializuar, si dhe në veçanti për ushtrimin e domosdoshëm të praktikave laboratorike dhe klinike.
Është tepër e rëndësishme të sigurohet zhvillimi i praktivave mësimore, si dhe krijimi i të gjitha kushteve për t’u dhënë studentëve akses të plotë në internet, me tarifa të ulta, gjatë kësaj periudhe të vështirë.
I mirëpritur vendimi për të pranuar kërkesën e studentëve dhe pedagogëve për të dhënë provimet në auditore dhe zgjatur sezonin e provimeve.”, – u shpreh Presidenti Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here