Arrestimi i gjykatëses dhe mjekut, Rama: Lajm i mirë, sistemi po funksionon

0
356

Kryeministri Edi Rama tha se arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe pezullimi nga detyra i mjekut Edvin Prifti është një lajm i mirë se sistemi tani po funksionon.

“Arrestimi i gjykatëses në Krujë dhe gjithë rrjetit të saj dhe vendimi i gjykatës së Strasburgut dy ditë më parë për të refuzuar kërkesën e një subjekti të goditur nga vetingu duke e konsideruar goditjen nga vetingu një goditje legjitime përbëjnë një moment historik të kalimit në një fazë tjetër në drejtësinë shqiptare. Marr shumë lajme të këqija nga sistemi i drejtësisë për shkak të detyrës, njerëzit i marrin lajmet nga televizori kur dicka del në televizor, ose i marri lajmet për fat të keq kur u ndodh në kurriz, po atyre që u ndodh në kurriz janë pak, po për shkak të detyrës më duhet të marr shumë më tepër lajme të këqija dhe mirëkuptoj çdokënd që thotë “na çave dërrasat me këtë histori, ku është drejtësia, pse nuk ka drejtësi. Janë broçkulla po i mirëkuptoj, sepse vijnë nga një akumulim i gjatë. Fakti është se një gjykatës, një mostër, që e përdori në mënyrë spektakolare forcën e papërgjegjshmërisë dhe të abuzimit disa kohë më parë dhe u habit atëherë gjithë dynjaja me vendimet e saj për të liruar njerëz që ishin me burgime të përjetshme e për ti nxjerrë në rrugë është sot në burg, tani që flasim. Ky përbën shembullin që si sistemi do të funksionojë”, tha Rama.

Për rastin e mjekut ai tha se ka qenë drejtori i spitalit që ka sinjalizuar më herët, pasi kishte pasur një denoncim, por jo fakte.

“Mjeku lajm i mirë për sistemin, sepse kjo do të rrisë besimin e njerëzve që të denoncojnë dhe faktikisht në rastin e mjekut ka pasur një denoncim të cilin e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem, për të thënë shiko nuk jam unë që e provoj po ju shikojeni. Kështu gjërat fillojnë vijnë bashkë hap pas hapi”, tha më tej Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here