Google search engine
Home Bota Zgjedhjet në Kosovë/Kurti bën thirrje sërish për pjesëmarrje në votime: Nuk duhet...

Zgjedhjet në Kosovë/Kurti bën thirrje sërish për pjesëmarrje në votime: Nuk duhet të lejojmë të përsëritet 25 janari i vitit të kaluar

0
258

Kreu i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe presidentja aktuale Vjosa Osmani kanë zhvilluar ditën e sotme tubime në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Sipas Insajder, Kurti ka bërë thirrje sërish për pjesëmarrje në votime, në mënyrë që sipas tij mos të përsëritet 25 marsi i vitit të kaluar.

“Votoni masivish në mënyrë që të mos përsëritet 25 marsi i vitit të kaluar, kur u rrëzua Qeveria në mes të pandemisë,”-ka thënë Kurti.

Po ashtu, ai ka shtuar se për të bërë ndryshimin duhet të sigurohet shumica parlamentare e nevojshme. Gjithashtu, ai ka falënderuar dhe përgëzuar emigrantët, për sakrificën për të marrë pjesë në zgjedhje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mërgata jonë është nisur me shpejtësi 127 km/orë për të votuar. Mërgatën e kemi në mendje dhe zemër, në krejt Kosovën drejt shkurtit”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here