Google search engine
Home Lifestyle Luana Vjollca përjeton eksperiencën më të çmendur të jetës gjatë pushimeve në...

Luana Vjollca përjeton eksperiencën më të çmendur të jetës gjatë pushimeve në Dubai dhe e ndan atë me ndjekësit

0
286

Pas mbarimit të sezonit të katërt të “Shiko kush luan”, Luana u arratis nga Shqipëria dhe ditët e ftohta të dimrit. Moderatorja udhëtoi drejt Dubait, vend në të cilin shumë personazhe të famshëm e kanë përzgjedhur si destinacion në këtë kohë pandemie. Gjatë këtyre ditëve ajo ka publikuar imazhe të shumta nga pushimet e saj dhe ka treguar se i ka shijuar në maksimum.

Madje ditën e sotme ajo ka provuar një nga eksperiencat më unike, që e ka konsideruar edhe si çmendurinë më të madhe të jetës. Luana ka treguar se sot është hedhur nga një ndërtesë shumë e lartë dhe kjo gjë i ka falur emocione e adrenalinë pafund. Moderatorja ka treguar ndarë me ndjekësit e saj çdo hap të kësaj eksperiencë dhe përkrah videove të postuara në Instagram ka shkruar: “Kjo është çmenduri. Tani është radha ime”. Postimet i ka mbyllur me kaq, sepse ndoshta më vonë ajo do të tregojë me detaje se si e ka përjetuar këtë eksperiencë sa të frikshme, po aq edhe të veçantë e të bukur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here