Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të shqyrtojë ankesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj gjobës së vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Pas shqyrtimit paraprak te elementeve te formes dhe te permbajtjes, KAS vendosi kalimin per shqyrtim te Kerkeses Ankimore nr.3, diten e Marte, dt. 16.02.2021, ne oren 12:00”, njofton KQZ.
Më 9 shkurt, KQZ e gjobiti kryebashkiakun e Tiranës për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve të ndaluara gjatë fushatës elektorale 4 muaj para zgjedhjeve.








































