Yuri Kim: Rama më tha se e ka përjashtuar Tom Doshin dhe ai nuk do ketë asnjë rol në qeveri

0
285

Ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim zbardh bisedën me kryeministrin Edi Rama lidhur me kandidimin e deputetit Tom Doshi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kim shkruan se dëshiron që t’i japë fund spekulimeve, duke bërë me dije se ka marrë garanci nga numri një i qeverisë se Doshi nuk do të ketë asnjë post në asnjë qeveri socialiste.

Më tej, ambasadorja Kim shkruan se Rama i ka kujtuar faktin që ka qenë vetë ai që e ka përjashtuar deputetin nga radhët e Partisë Socialiste, duke gjetur kështu edhe një gjuhë të përbashkët për emërimet e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare

“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: KM Edi Rama dhe unë patën një bisedë të qartë se çfarë do të thotë ky emërtim. Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri në çdo qeveri që ai do të formojë”, shkruan Yuri Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here