Google search engine
Home Lifestyle “Sapo u largova nga emisioni i Arian Çanit më zunë pritë dy...

“Sapo u largova nga emisioni i Arian Çanit më zunë pritë dy makina, më rrahën 10 persona”, zbulohen detajet nga sherri i bujshëm, kush janë dy personazhet e njohur që u përleshën me grushte dhe shkelma

0
396

Mbrëmjen e së martës u publikuan lajmet për sherrin mes dy reperëve Finem dhe Don Xhon, por menjëherë pas shpërndarjes së pamjeve nga mediat online ku pretendohej se dy artistët kishin përleshje fizike, ata reaguan duke e cilësuar lajmin si të pavërtetë.

Finem është shprehur “Unë nuk e dija atë video për vete, sa rrafim ne përditë… Do mbajmë mend ne sa rrafim…”.

Ishte e paqartë se ku dhe kur është filmuar kjo video, apo kush ishin protagonistët në të, përveç Finem i cili dallohet qartë edhe në pamje. Por një ditë më pas vjen një reagim tjetër.

Bëhet fjalë për këngëtarin Santi, i cili përmes një video deklaron se është ai i përfshirë në videon e publikuar.

Në muajin Nëntor, Santi ka qenë i ftuar në programin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ku sipas tij, pasi është larguar nga emisioni i kanë zënë prit.

“Sapo jam larguar nga emisioni më kanë zënë pritë dy makina, pa dijeninë time, më kanë rrahur, nuk është turp, tek pullë me u rraf nga 10 veta sa ishin ata. Arsyeja që nuk kam reaguar është se nuk kam dashur të marr vëmendje, emër apo të bëhesha lajm. Të nesërmen më ka marrë vëllai dhe menaxheri i Finem për të tërhequr denoncimin. Këto kanë ndodhur për një video në Tik-Tok, arsyeja më banale. Denoncimin e kam tërhequr meqë e mbyllëm muhabetin dhe video nuk do dilte kurrë. Arsyeja që është postuar kjo video, është duke parë famën e Don Xhonit në çdo rrjet social, kanë dashur ta shfrytëzojnë për vëmendje. Më keni sqaruar 3 muaj përpara, por pabesisht, si jo burra. Sot po reagoj jo për vëmendje, por për një padrejtësi. Do ju ndjek penalisht që prej momentit që ka dalë video, kam fakte, mesazhe. Nëse doni vëmendje ua jap unë.”, tha ai.

Burime zyrtare policore bënë me dije se materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit Doris Senka, Matteo Petaj dhe Malvin Dogjoni, banues në Tiranë. Ata akuzohen se janë konfliktuar me shtetasit Gianluca Shkoza, Mateo Caka dhe Klejdi Degjoni, banues në Tiranë.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale më datë 09. 02.2021, për një konflikt midis dy shtetasve, pas verifikimeve të kryera nga punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr. 4 ka rezultuar se këta shtetas nuk janë konfliktuar me njëri-tjetrin më datë 09.02.2021. Në vijim të veprimeve ka rezultuar se videoja e publikuar i përket datës 13.10.2020 dhe se pjesëmarrës në konflikt kanë qenë shtetasit D. S., M. P. dhe M. D., të cilët janë identifikuar nga pamjet filmike dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here