Një infermieri në Greqi është përballur me një situatë të rëndë pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID. Ngjarja ka ndodhur në Korfuz, ku infermierja 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve ka pësuar paralizë menjëherë pasi mori dozën e dytë të vaksinës. Mësohet se ajo nuk ka pasur probleme me shëndetin.
Infermierja pasi bëri vaksinën e Pfizer pati temperaturë të lartë dhe paralizë në këmbë. Mediat greke raportojnë se ky është një rast i veçantë, që vaksina shkakton një sindromë të rrallë Guillain-Barre.
Sindikata e infermierëve grekë deklaroi se ky është rasti i vetëm i regjistruar për vaksinën e Pfiser me pasoja kaq të rënda. Mjekët theksojnë se 20% e të vaksinuarve mund të shfaqin simptoma të lehta pas vaksinës, që përfshijnë edhe mpirje të trupit. Ndërkohë që të infektuarit nga covid-19 rrezikohen shumë më tepër të preken nga sindroma Guillan-Barre pas infektimit me virusun.









































