Google search engine
Home Politike Drejtesi Liroi nga burgu të dënuarit me burgim të përjetshëm, kush është gjyqtarja...

Liroi nga burgu të dënuarit me burgim të përjetshëm, kush është gjyqtarja e shumëpërfolur që u arrestua nga SPAK

0
227

Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun. Enkeleida Hoxha u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Sipas Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë janë 6 vendime të marra nga gjyqtarja Hoxha në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit, ndërkohë që në kërkesë thuhet edhe se gjyqtarja ka zhvilluar procese gjyqësore tërësisht të njëanshme dhe në kundërshtim flagrant me dispozitat materiale dhe procedurale penale.

Kujtojmë se pasi liroi nga burgu Endrit Doklen, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi pezullimin nga detyra të gjykatëses.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here