“Ende nuk po e besoj”, kryebashkiaku socialist ndan dhimbjen për vdekjen e gazetares së njohur: Prehu në paqe mikesh e shtrenjtë!

    0
    240

    Sot ka humbur betejën me koronavirusin gazetarja dhe shkrimtarja Zenepe Luka, aktiviste e madhe e çështjeve kombëtare.

    Lidhur me këtë lajm të trishtë ka reaguar kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se gazetarja nuk do të harrohet kurrë, ashtu siç nuk do të harrohet edhe pasioni i saj për të bërë gjëra të bukura për qytetin e Vlorës.

    “Ende nuk po e besoj që një grua e fortë dhe energjike si Zenepe Luka iku nga kjo jetë, fare pa u ankuar. Covidi nuk e kurseu as atë, në shumë pak ditë! Me Zenepen kishim bashkëpuniar kaq e kaq herë, dhe sa projekte të tjera kishim ende për të bërë, por virusi është më i fortë se planet e dëshirat tona! Nuk do të harrohesh Zenepe, as ti dhe as pasioni yt për të bërë gjëra të bukura në qytet! Prehu në paqe mikesh e shtrenjtë”, shkruan Leli.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here