Del video/ Me kapuç në kokë, shihni momentin kur policia arreston me urdhër të SPAK gjyqtaren e Krujës

0
239

Është publikuar në media momenti i arrestimit të gjyqtares Enkeleda Hoxha nga policia në gjykatën e Krujës pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata e Posaçme ndaj saj për korrupsion.

Gjyqtarja Hoxha është mes 10 personave të arrestuar nga operacioni i SPAK pas hetimeve disa mujore për korrupsion në Gjykatën e Krujës. Hoxha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here