Ministrja Belinda Balluku premtoi 24 ujë të pijshëm nga qyteti i Kukësit, ku sot zhvilloi një interpelancë me banorët e zonës. Përmes lidhjes LIVE, Balluku u shpreh se qyteti i Kukësit dhe 13 fshatra rreth tij do të jenë kantieret e radhës ku do të nisë puna për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, që sipas Ballukut do të garantojë furnizimin me ujë të pijshëm për të gjithë banorët.
“Ne kemi nisur që në fillim të vitit 2014 dhe duke vazhduar deri më sot, të studiojmë dhe të kemi një plan të mirëfilltë të masave dhe të projekteve, që kemi zhvilluar në të gjithë vendin. Vetëm sot që flasim ne kemi mbi 200 kantiere të hapura në të gjithë Republikën e Shqipërisë dhe synimi është që deri në fund të vitit 2021, të kemi ujë të pijshëm 24 orë, në 55 zona urbane dhe në 200 zona rurale,”- tha Balluku.
Ministrja shtoi gjithashtu se investimet që po realizohen në Kukës, si ndërtimi i aeroportit, stadimit apo rrjetit të Ujësjellësit, pritet që t’i japin zonës zhvillimin e munguar duke e kthyer atë në një pikë të rëndësishme turistike. Ky projekt sipas Ballukut do të ketë vlerën e 306 milionë lekëve.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Do të jetë një investim i Qeverisë Shqiptare, i cili pritët t’i japë zgjidhje një problematike të mbartur prej vitesh për këtë zonë. Në kuadër të kësaj strategjie kemi marrë edhe mbështetjen nga Banka Botërore, KFË dhe Bashkimit Europian. Ne do nisim zbatimin e projektit menjëherë dhe objekti është optimizimi i furnizimit me ujë të qytetit të Kukësit. Është një projekti, i cili do të zgjidhë përfundimisht problematikën e furnizimit me ujë për qytetin e Kukësit. Ne vazhdojmë projektin edhe në zonat rurale, në fshatrat përreth zonës së Kukësit, pasi planet tona janë të mëdha dhe ne besojmë se duhet të ketë një zhvillim të madh turistik në të gjithë zonën. Ky projekt prej 306 milionë lekësh do t’i japë zgjidhje më në fund të kësaj problematike,”– shtoi Balluku më tej.