Disa ditë më parë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim foli me emra pas ultimatumit për për të lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë të korruptuarit dhe kriminelët.
Kim ka bëri të ditur se personi i parë që nuk duhet të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit është Tom Doshi.
Mirëpo mësohet se Partia Social Demokrate ka depozituar KQZ kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e 25 Prillit.
Mësohet se kërkesa u depozitua në protokollin e KQZ pasditen e djeshme. Në ditën në vijim KQZ pritet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e partive që kanë depozituar për regjistrim.
Kujtojmë se PSD e cila drejtohet nga Tom Doshi ka dorëzuar brenda afateve të përcaktuara komisionerët në Shkodër dhe Tiranë. Afati i regjistrimit të partive është deri më 15 shkurt.
Ndërsa deri ne 24 shkurt duhet te regjistrohen koalicionet. Kështu deri më datën 7 mars partitë politike duhet të çojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën me emrat e kandidatëve për deputet.