Google search engine
Home Politike Rama tregon pse e do mandatin e tretë: Luli sa të çohet,...

Rama tregon pse e do mandatin e tretë: Luli sa të çohet, sa të veshë këpucët, të bëjë flokët me xhel…

0
244

Kryeministri ishte ditën e sotme në fshatin Qinam të Zall Herrit ku pa nga afër shtëpinë e një familje të prekur nga tërmeti. Rama tha se shpërndarja e çelësave të shtëpive të rindërtuara nuk bëhet për propagandë por për të informuar qytetarët që janë në çadra në pritje të një banese të re.

“Këta nuk kanë si ta kuptojnë punë. Kjo nuk është as propagandë. Është pjesë e informimit për të tjerë që presin në çadra. Kështu njerëzit shohin realitetin se me fjalë është e vështirë. Kështu ju shohin ju, ju shohin ku jeni. Kjo është arsyeja pse dalim ne.

Të marrësh të bësh triko duke shkepur e duke qepur është më e vështirë se të nisësh nga fillimi. Se thonë pse e doni mandatin e tretë. Mandatin e tretë e duam për të vazhduar betejat që kemi nisur, me pandeminë me infektimet.

Ai tha se mandati i tretë i duhet PS për të vazhduar betejat që ka nisur me procesin e rindërtimit, pandeminë, vaksinimin. Rama ironizoi PD dhe kreun e saj Lulzim Basha duke kujtuar  tërmetin e nëntorit 2019.

“Fëmijët shkojnë sot në shkollat më të bukura të Shqipërisë. Po kthehet për mirë. Mirë tërmeti e mirë CCOVID, por se lënë as mizat gamorin e shkretë. Po i thoja atij në Durrës që e imagjinon që gjysmë ore pas tërmetit të vijë Luli këtu. Luli është gjumë. Do veshë këpucët, do bëjë flokët me xhel ka ardhur dreka Pastaj do hajë drekë e do dalë pak në televizor”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here