Pas padisë nga LSI, KQZ gjobit Veliajn për aktivitete të ndaluara, kryebashkiaku: Do e apeloj, kam qenë korrekt me ligjin

0
241

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi ka zhvilluar aktivitete që janë të ndaluara të bëhen 4 muaj para zgjedhjeve. Vendimi për gjobitjen e kryebashkiakut ka ardhur pas disa ankesave të LSI në KQZ në drejtim të Erion Veliajt, kryesisht për vizitat që bën në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjoba e vendosur nga KQZ është në masën e 75 mijë lekëve, 35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve dhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara. LSI ka depozituar në datën 2 shkurt të këtij viti 3 denoncime, më konkretisht të vizitës në familjen Hamid dhe Genc Allmuces në Mumajes bërë në datën 12 janar, te shtëpia e Medi Agës, në Vaqarr më 27 janar dhe së fundmi në shtëpinë e Tomorrit, në Kryevidh të Rrogozhinës më 30 janar. Sipas LSI-së këto janë “veprimtari të ndaluara për t’u promovuar”, por pavarësisht kësaj, kryebashkiaku i ka shpërndarë me foto e video në rrjetet sociale, ndërkohë që as nuk i ka raportuar në KQZ. Në vendimin e KQZ thuhet: “Vendosëm, 1-Sansionin administrativ ndaj z.Erion Veliaj me gjobë në shumën e 35 mijë lekëve për shkelje të Kodit Zgjedhor për mosraportim të aktiviteteve publike; Sanskionin administrativ në shumë 40 mijë lekë për shkelje të Komisionit Rregullator”. Ndërkohë, pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një intervistë televizive Veliaj u shpreh se gjobën do ta apelojë pasi nuk ka asnjë shkelje ligjit pasi nuk ka prokurorime të reja që ndalon ligji para zgjedhjeve, por janë të leje të nxjerra që në dhjetor për familjet që kanë mbetur jashtë nga tërmeti si pjesë e rindërtimit. Veliaj shprehet se ai ndodhet në krye të Bashkisë Tiranë pikërisht për të bërë këtë punë, pasi kjo është detyra e tij dhe se vendosjen e gjobës e shikon të palogjikshme. “Nuk di që ka një ligj që të pengojë të bësh punën, por di që ka një ligj që kryetari i bashkisë duhet të punojë dhe ngre shkolla e shtëpi. E gjitha më duket e paligjshme dhe kjo është arsye që to të apeloj dhe më rezulton se ka nevojë të kemi një diskutim për etikën në këtë vend. Të jesh i paskrupullt që në kohë pandemie të shtosh 5 vila që nuk kanë asnjë kontratë dhe është e virtytshme por të fusësh njerëz që kanë ngelur jashtë si pasojë e tërmeti dhe ti fusësh në shtëpi u gjobitka. Këtu kemi një cedim moral”, tha Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here