Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja në një intervistë për “After Party” ka zbuluar disa detaje për jetën e tij private.
Aktori rrëfeu se është në një lidhje dashurie, ndërsa preferon që partnerja e tij të jetë seksi, sepse sipas tij “inteligjente nuk ka”.
Ai tregoi se është njeri tradicional dhe se mes bashkëjetesës e martesës, do zgjidhte këtë të fundit.
Rezart Veleshnja u shpreh se vendi më i çuditshëm ku ka bërë seks është “buzë autostradës Tiranë-Vlorë”, ndërsa në mesazhin drejtuar partneres i kërkojë “që të dojë më shumë veten e saj”.
Pjesë nga intervista:
Një partnere seksi apo inteligjente?
Rezart Veleshnja: Absolutisht seksi, sepse nuk ka inteligjente.
Në një lidhje apo single?
Rezart Veleshnja: Po ç’është kjo pyetje, kush është ai që do të rrijë single. Po sigurisht
Martesë apo bashkëjetesë?
Rezart Veleshnja: Martesë, jemi shqiptarë, akoma s’jemi bërë anglezë.
Dasmë private apo tradicionale?
Rezart Veleshnja: Absolutisht tradicionale.
Karrierë perfekte apo lidhje dashurie perfekte?
Rezart Veleshnja: Nëse ke karrierë do kesh edhe lidhje perfekte.
Dushin vetëm apo me partneren?
Rezart Veleshnja: Dushi vetëm, të shijon më shumë.
Seks në det apo me mal
Rezart Veleshnja: Kripa të djeg, në mal më mirë (qesh).
“Viti i ri 2020” dua të më gjejë me …
Rezart Veleshnja: Me një grua dhe një fëmijë shumë të shëndetshëm.
Aktori më i mirë shqiptar …
Rezart Veleshnja: Roland Trebicka për komedinë, ndërsa për “më seriozen” është Robert Ndrenika.
Vendi më i çuditshëm ku kam bërë seks …
Rezart Veleshnja: Buzë autostradës Tiranë-Vlorë.
Një dedikim dashurie partneres ideale që po të sheh…
Rezart Veleshnja: Zemër, të kam shumë xhan, je shumë e mirë. Sado që të dua unë, nëse nuk e do veten, prap 1 % dashurie kam për një njeri që s’ka lidhje mishërisht me mua. Kështu që duaj veten më shumë.









































