Monika Kryemadhi përballet me situatën e papritur në Elbasan, forca të shumta policie e rrethojnë: Merruni me bandat këtu njëherë

0
277

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u përball sot me një situatë të pakëndshme menjëherë pasi përfundoi tryezën e arsimit në Elbasan.

Një grup policësh i janë afruar Kryemadhit dhe grupit që e shoqëronte atë, duke i kujtuar që nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anticovid. Ata po ashtu iu kujtuan përfaqësuesve të LSI-së vendosjen e maskave.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka ftuar të bëjnë detyrën e të vendosin gjobë në rast se konstatojnë shkelje. Por jo vetëm kaq. Ajo i ka ftuar që fillimisht të merren me luftimin e bandave dhe të kriminelëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here