Google search engine

    Ministrja Kushi prezanton rregullat e reja për sezonin e provimeve dhe u bën thirrje universiteteve: Mos i penalizoni studentët!

    0
    283

    Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një videomesazh drejtuar universiteteve dhe studentëve ka prezantuar rregullat e reja për provimet e sezonit të dimrit.

    “Pas një takimi të gjatë me rektorët e Universiteteve i kam dërguar një shkresë Komitetit të Ekspertëve, dua të falenderoj anëtarët e nderuar të komitetit.  Besoj fort se ky është një hap pozitiv për të lehtësuar sadopak pasojat e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.

    Do të kërkoja nga të gjitha Universitetet, së pari: në ato raste kur është e pamundur që provimi të bëhet online, provimi të bëhet në respekt të rreptë të masave anticovid. Të gjithë studentët që nuk do të marrin pjesë në këtë sezon, tiu ofrohet mundësia që t’i bëjnë provimet në një sezon tjetër.

    Sezoni i provimeve të jetë për një afat 45 ditësh, së katërti mungesat të mos u penalizojnë studentët për të hyrë në provime, duke marrë parasysh vështirësitë që ka pasur.

    Numri i studentëve në sallë të jetë jo më shumë se 15 persona, provimi të zgjasë jo më shumë se 1 orë, të mbahet me detyrim maska dhe të ketë higjenë të plotë në salla. Secili prej Universiteteve duhet të ketë rregulloren para nisjes së sezonit.”, tha Kushi.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here