Policia italiane është angazhuar, në orët e para të mëngjesit, në një operacion të gjerë kundër subjekteve të shumta që u përkasin familjeve të `Ndrangheta Arena-Nicoscia të Isola di Capo Rizzuto dhe familjes Mannolo të San Leonardo di Cutro, në zonën e Crotone.
Mediat vendase shkruajnë se ata akuzohen për shoqatë të tipit mafioz, mbajtje të paligjshme të armëve dhe municioneve, si dhe shoqata që synojnë trafik të paligjshëm të drogës.
Megaoperacioni është drejtuar nga Prokurori i Antimafias italiane Nicola Gratteri e kanë bashkëpunuar repartet policore të skuadrave oeprative në Bergamos, Milanos, Catanzaros, Reggio Calabria, Novara, Vibo Valentia, Bari, Cosenza, Lecce e Siderno.
Pritet të zbardhen detaje të reja.
































