Hetuesit e OBSH-së i befasojnë të gjithë: Ka filluar jashtë Kinës dhe nuk ka ardhur nga lakuriqët e natës! Ja çfarë mund të ketë shkaktuar koronavirusin

0
267

Shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë i kanë dhënë besueshmëri pretendimit të Pekinit se pandemia Covid-19 mund të ketë filluar jashtë Kinës dhe është sjellë në Wuhan përmes importeve të ushqimit të ngrirë. Një ekip prej 14 shkencëtarësh që hetojnë origjinën e pandemisë përfunduan misionin e tyre njëmujor të gjetjes së fakteve duke përsëritur pohimet e Partisë Komuniste se bifteku Australian, mund të ketë çuar në shpërthimin fillestar.

Peter Embarek, udhëheqës i ekipit të OBSH-së, tha se studime të mëtejshme duhet të kryhen nëse virusi është importuar në vend, ndoshta në mish të ngrirë të shitur në tregun e Ushqimeve të Detit Huanan në Wuhan ku grupi i parë i rasteve u zbulua në dhjetor 2019.

Hetuesit e OBSH-së gjithashtu përjashtuan mundësinë që virusi të dilte nga një laborator, duke e quajtur atë “jashtëzakonisht të pamundur” dhe duke deklaruar që asnjë studim i mëtejshëm nuk duhet të ndërmerret në teori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here