Erdogan tregon projektin gjigant që e kanë gati dhe ndodh për herë të parë: Këmbët tona do të jenë në tokë, por sytë tanë do të jenë në hapësirë

0
250

Brenda dy vitesh Turqia pritet të realizojë me sukses misionin e saj në Hënë.Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u shpreh se: “Ulja e parë në Hënë do të bëhet me raketën tonë kombëtare dhe autentike hibride, që do të lëshohet në orbitë në fund të vitit 2023, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Erdogan.

“Këmbët tona do të jenë në tokë, por sytë tanë do të jenë në hapësirë. Rrënjët tona do të jenë në tokë, degët tona do të jenë lart në qiell”, u tha presidenti turk. Sjellim në vëmendje që muajin e kaluar, Erdogan pati edhe një komunikim me shefin e kompanisë “Tesla”, Elon Musk.

Ministri turk i Teknologjisë dhe Industrisë, Mustafa Varank, ka deklaraur se Agjencia Hapësinore e Turqisë përgatiti një program që do ta ngrejë vendin mbi aftësitë e tij aktuale.

“Marrëveshjet tona me Pakistanin dhe Azerbajxhanin janë gati, gjegjësisht në fazën e nënshkrimit”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here