Google search engine
Home Bota Drogë nga Shqipëria, 24 të arrestuar në Mal të Zi, sekuestrohen 500...

Drogë nga Shqipëria, 24 të arrestuar në Mal të Zi, sekuestrohen 500 kg kanabis, makina, skaf e armë

0
255

24 persona janë arrestuar në Mal të Zi si organizatorë dhe anëtarë të një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdha marijuane nga Shqipëria përmes territorit të Malit të Zi, në vendet e rajonit dhe më tej në vendet e BE-së.

Policia malazeze thotë se janë sekuestruar 500 kg kanabis. I njëjti grup akuzohet për trafik edhe të dy tonë e gjysmë marihuanë. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe konfiskuan pesë automjete, një skaf, një pistoletë dhe një armë gjahu, si dhe një peshore për matje precize, para, disa telefona dhe karta SIM.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here