Përballë kësaj situate, ambasada amerikane në Tiranë bën apel për dhurimin e gjakut.
Reagimi:
Nuk ka nevojë të jesh mjek për të shpëtuar jetë. Mund t’a bësh sot më shumë se kurrë duke dhuruar gjak! Pandemia COVID-19 ka sjellë një rënie të ndjeshme të numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut. Në Shqipëri mbetet një sfidë e vazhdueshme sigurimi i gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt.
Në rang vendi, 600 fëmijë kanë nevojë për transfuzion gjaku të vazhdueshëm. Nëse të gjithë ne kontribuojmë nga pak, mund të sjellim ndryshim në shoqëri dhe mund të përmirësojmë jetën e mijëra njerëzve që kanë nevojë për gjak. Me një njësi gjaku mund të shpëtohen 3 jetë njerëzish. Eja dhuro sot dhe jep shembullin tënd! – Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Tiranë







































