Google search engine
Home Politike Rama: Porti i Durrësit do të kthehet në një ndër marinat më...

Rama: Porti i Durrësit do të kthehet në një ndër marinat më të mëdha të Mesdheut, ku do ndërtohet i riu

0
441

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Durrësi se porti i Durrësit do të kthehet në një nga marinat më të mëdha në zonën e Mesdheut. Rama u shpreh se do të jetë një projekt afro 2 mld euro nga investitorë të mëdhenj që kanë operuar më herët në Lindjen e Mesme që sipas tij do i kthejnë Durrësit zemrën e qytetit. Porti i Ri, tha Rama, do të ndërtohet në zonën e Porto Romanos dhe do të ketë parametra më të mëdha. Ai tha se kjo zhvendosje nuk do të prekë kontratat e kompanive të ngarkim-shkarkimit të mallrave ndërsa shtoi se ky transferim do i shërbejë tre hekurudhave që do lidhin Durrësin me Tiranën, Hanin e Hotit dhe Prishtinën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here